Vaji i Arganit është bërë i famshëm që kur përfitimet shëndetësore të ofruara nga ky vaj “mrekullibërës” janë njohur dhe kuptuar. Ky vaj presohet në të ftohtë nga fruti i pemës të Arganit (Argania Spinosa).

Ajo që e bën këtë vaj kaq të dobishëm, është përmbajtja e lartë në vitamina A, C dhe E, si dhe antioksidante, acid linoleik dhe acide yndyrore Omega-6. Kur aplikohet nga jashtë, ndihmon në rigjenerimin qelizor e si rrjedhojë në lëkurë e flokë më të shëndetshëm – ja pse mund ta keni vënë re në listat e përbërësve në shumë produkte bukurie.

Vaji i Arganit mund të përdoret për kozmetike dhe kulinari për të përmirësuar gjithçka që nga pamja e lëkurës deri tek shëndeti i zemrës.

17 përfitime dhe përdorime të vajit të Arganit

  1. Shërimi i akneve

Triterpenoidet  që gjenden në mënyrë natyrale tek vaji i Arganit ofrojnë përfitime fantastike shëndetësore për lëkurën përfshirë dhe trajtimin e akneve dhe shërimin e shenjave si pasojë e akneve. Studimet kanë vërtetuar uljen e niveleve të yndyrës në lëkurat e yndyrshme dhe përmirësimin e pamjes të përgjithshme.

Vaji i Arganit ka përqendrim të lartë acidi linolenik, ndihmon në reduktimin e inflamacionit të shkaktuar nga aknet dhe ndihmon shërimin e qelizave të lëkurës që janë dëmtuar.

  1. Lufton dermatitin

Ekzema ose dermatitis atopik është një gjendje e zakonshme e lëkurës e karakterizuar me lëkurë të inflamuar dhe që kruhet. Vaji i Arganit  është i njohur për efektivitetin që ka për qetësimin e skuqjeve dhe kruarjes duke e hidratuar lëkurën dhe forcuar barrierën e saj. Vaji përmban acide yndyrore esenciale si acidi oleik, acidi linoleik dhe acidet yndyrore Omega-3 që ndihmojnë në mbajtjen e hidratimit në lëkurë duke mbrojtur në këtë mënyrë integritetin e lëkurës.

  1. Redukton plakjen e parakohshme

Siç u përmend , vaji i Arganit përmban një nivel të lartë të acideve yndyrore, në fakt, është i përbërë nga 80% acide yndyrore që luftojnë shenjat e plakjes të parakohshme. Përdorimi i rregullt i vajit është provuar në reduktimin e e thellësise dhe shpeshtësise të rrudhave, si dhe për zbehjen e njollave të moshës duke rivendosur elasticitetin e lëkurës dhe duke rritur normën rigjeneruese të qelizave të shëndetshme të lëkurës.

  1. Eliminimi i irritimeve nga brisku

Irritimet nga brisku nuk janë vetëm të shëmtuara, janë edhe të dhimbshme. Vaji i Arganit ndihmon në qetësimin dhe shërimin e irritimeve nga brisku për meshkujt dhe femrat. Ngrohni disa pika vaj Argani në dorë dhe masazhojeni butësisht në zonën e prekur. Ju gjithashtu mund të vini re që numri i qimeve të rritura nën lëkurë zvogëlohet.

  1. Mbron kundër demtimit mjedisor

Siç thamë më sipër, vaji i Arganit përmban një nivel të lartë të antioksidanteve, që ndihmojnë në mbrojtjen dëmtimeve të lëkurës, flokëve dhe thonjve të shkaktuara nga rrezatimi UV. Në një studim në 2013 u demonstrua sesi vaji i Arganit shpejton shërimin nga dëmtimi. Melanina, që është pigmenti në lëkurë që ndihmon në mbrojtjen nga rrezet UV, është shumë e rëndësishme për një lëkurë të shëndetshme. Vaji i Arganit është një inhibitor i biosintezës të melaninës, pra normalizon qelizat e lëkurës që kanë më shumë melaninë, duke e mbajtur të shëndetshme dhe të mbrojtur nga rrezet UV. Aplikimi i vajit të Arganit në lëkurat e dëmtuara nga rrezet UV  mund të zbehë njollat nga dielli  dhe shëron lëkurën e tharë nga mbiekspozimi në dielli.

  1. Përmireson pamjen e lëkurës

Edhe nëqoftëse ju nuk keni probleme të lëkurës si aknet, ekzema apo rrudhat, ju mund të përfitoni nga avantazhet e vajit duke e përmirësuar pamjen e lëkurës, duke e zbutur dhe hidratuar. Saponinat që gjenden në vajin e Arganit ndihmojnë në aktivizimin e aftësisë rigjeneruese të qelizave të lëkurës, duke mbajtur organin më të madh dhe të rëndësishëm të trupit tuaj të shëndetshëm dhe të fortë.

  1. Ul kolesterolin

Vaji i Arganit që përdoret në kuzhinë, kur përdoret për të zëvendësuar një vaj tjetër më pak të shëndetshëm mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq. Kombinimi unik i steroleve të bimës, të gjetura në vaj  – schottenol dhe spinaterol -bllokon përthithjen e kolesterolit të keq nga trakti intestinal.

  1. Qetësojnë gjendjet e artritit dhe reumatizmës

Ky vaj konsiderohet shumë i dobishëm për gjendjet e artritit dhe reumatizmës. Flavonoidet të pranishme në vaj kanë veti të fuqishme anti-inflamatore, përfshirë qetësimin e dhimbjeve dhe enjtjes nga artitriti.

Për qetësimin e muskujve dhe kyçeve , masazhoni disa pika vaj Argani në zonën e inflamuar.

  1. Ndihmon tretjen

Vaji i Arganit që përdoret dhe për kuzhinë përmban  përbërës organik që kur shtohen në ushqim rrisin përqendrimin e pepsinës në lëngjet e stomakut, duke përmirësuar tretjen. Pepsina është një enzimë e rëndësishme në lëngun e stomakut që tret proteinat e gjendura në mish, vezë dhe produktet e bulmetit. Tretje më e mirë do të thotë më shumë energji, më pak uri dhe një trup më i shëndetshëm.

  1. Ndihmon në parandalimin e kancerit

Ka pasur shume studime lidhur me aftësinë e vajit te Arganit për të luftuar qelizat kancerogjene  dhe sëmundje të tjera. Niveli i larte i antioksidantëve ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira që mund të çojë në kancer të lëkurës.

  1. Parandalon strijat në lëkurë

Fuqia shëruese e vajit të Arganit  nuk ndal vetëm tek plakja apo parandalimi i kancerit. Ky vaj i mrekullueshëm  mund të përdoret në parandalimin e strijave gjatë shtatzanisë, pubertetit, ose nga shtimi i shpejtë në peshë duke zbutur dhe forcuar lëkurën. Ai vepron duke rritur elasticitetin e lëkurës dhe duke e mbajtur atë të hidratuar. Aplikojeni duke ngrohur disa pika vaj në dorë dhe duke e masazhuar butësisht në zonat ku mund të zhvillohen.

  1. Riparon majat e flokëve

Kur aplikohet në flokë, vaji parandalon tharjen dhe dëmtimin nga faktorët mjedisore. I pasur me vitaminë E, vaji i Arganit ushqen flokun, riparon majat e ndara, rrit shkëlqimin e flokut dhe pamjen e përgjithshme të flokut.

Mund ta përdorni si një balsam për të ndihmuar riparimin e majave të ndara dhe për të parandaluar elektrizimin.

  1. Kurim i flokëve të thatë e të brishtë

Përveç përdorimit të vajit të Arganit si një balsam për të riparuar majat, nëqoftëse floku juaj është i thatë ju mund ta përdorni si një trajtim të thellë gjatë natës për të zbutur dhe hidratuar flokun. Për ta bërë këtë, ngrohni 5-10 pika në duar dhe masazhojeni ne skalp. Vazhdoni aplikimin në gjithë gjatësinë e flokut. Në mëngjes lani flokët si zakonisht. Përsëriteni një herë në javë, ose nëqoftëse keni zbokth ose flokë të thatë përdoreni dy herë në javë derisa të zgjidhet problemi.

  1. Mbron floket tuaj nga stilimi

Në ndryshim nga shumë agjentë stilues që mund të shkaktojnë dëmtim afatgjatë të flokëve si pasojë e kimikateve që përmbajnë, vaji i Arganit ushqen flokun dhe riparon dëmtimet. Para se të stiloni ose thani floket, merrni 2-3 pika vaj dhe shpërndajeni në floke, duke i mbrojtur në këtë mënyrë flokët nga nxehtësia.

  1. Trajton rënien e flokëve

Ky vaj ndihmon në parandalimin e rënies të flokëve dhe nxit rritjen duke e trajtuar skalpin 3  herë në javë. Për të përdorur vajin e Arganit për trajtim kundër rënies aplikoni disa pika vaj në duar dhe masazhojeni në skalp me lëvizje rrethore. Vazhdoni masazhin për 15 minuta për të lejuar vajin të penetrojë në skalp dhe për të stimuluar qarkullimin e gjakut. Bëjeni këtë 3 herë në javë dhe do shikoni përmirësime në rënie, fortësi dhe gjatësi të flokut.

  1. Forcon thonjtë

Kur aplikohet në thonj, vaji i Arganit ndihmon në forcoimin e tyre dhe mundëson thonj të shëndetshëm , falë nivelit të lartë të vitaminës E. Vetitë antibakteriale dhe antiinflamatore të vajit ndihmon të luftojë infeksionet e thonjve dhe lëkurës.

Vaji është një hidratues fantastik për thonjtë dhe kutikulat.

  1. Kuron thembrat e thara e të çara

Lëkura e thatë dhe e çarë në këmbë dhe thembra nuk është vetëm e parehatshme por edhe jo estetike. Fatmirësisht , vaji i Arganit ju vjen në ndihmë. Fërkoni disa pika vaj në këmbë . Mos e shplani. E mbani për 30 minuta ose  për më mirë, gjithë natën. Do kënaqeni si do duken thembrat në mëngjes!


Nuk keni akoma një vaj Argani në shtëpinë tuaj? Shiko vajin e Bio Planete

  • Shto në Shportë Detaje