Me kalimin e viteve, lëkura jonë ka kërkesa të ndryshme. Në çdo stad të jetës pika kyçe për një pamje të bukur është zgjedhja e produkteve të duhura që do të ofrojnë një lëkurë të shëndetshme e plot shkëlqim.

Lëkura është organi më i madh i trupit tonë që është në kontakt direkt me mjedisin e jashtëm. Jetesa moderna, stresi në rritje dhe ndotja e mjedisit prekin në mënyrë të ndjeshme lëkurën tonë që ka nevojë për përkujdesje dhe mbrojtje ekstra.

Dihet që lëkura pëson ndryshime ndërsa ne plakemi. Kjo do të thotë që rutina e përkujdesjes së lëkurës do të jetë e ndryshme.

Në të 20-tat, lëkura është e ngjeshur dhe plot freski. Në mënyrë që ta mbajmë këtë gjendje për një kohë të gjatë, pastrimi i lëkurës duhet të bëhet një element i rëndësishëm në rutinën e përditshme. Përdorni një hidratues që do ju ndihmojë të mbani freskinë e lëkurës dhe kurrë mos harroni kremin e diellit. Shenjat nga dielli mund të mos jenë të dukshme menjëherë por akumulohen dhe çojnë në plakje të parakohshme të lëkurës.

Në të 30-tat, shenjat e para të maturimit të lëkurës kanë filluar të duken. Prodhimi i kolagjenit dhe elastinës ulet dhe lëkura fillon gradualisht të humbë elasticitetin. Kjo është koha e duhur për të filluar përdorimin e produkteve me efekt anti-age. Mos harroni pastrimin e duhur të lëkurës dhe hidratimin e thellë të fytyrës dhe qafës. Një krem hidratues sysh do ju ndihmojë në parandalimin e shenjave të moshës në zonën e ndjeshme të syve ku lëkura është e hollë dhe e brishtë.

Në të 40-tat, rrudhat e mimikës janë tashmë të dukshme dhe lëkura mund të paraqesë një tharje të lehtë. Përdorni produkte anti-rrudhë që ofrojnë një hidratim të thellë, rigjenerim dhe ushqyerje për lëkurën tuaj. Mos e harroni asnjëherë kremin e diellit dhe mbrojeni lëkurën nga njollat e para kafe me produkte të lehta zbardhuese.

Në të 50tat, lëkura duket më e thatë, e zbehtë, e hollë dhe e humb elasticitetin. Njollat kafe shfaqen si pasojë e moshës dhe tharja si pasojë e mungesës së estrogjenit. Për një përkujdesje të plotë për lëkurën e maturuar, ju mund të përdorni kremra të pasur dite & nate me verpim anti-aging, tonifikues dhe kundër rrudhave. Produktet zbardhurese do ju ndihmojnë në reduktimin e hiperpigmentimit dhe njollave kafe. Duajeni dhe kujdesuni për lëkurën tuaj, duke investuar në produkte që mbrojnë elasticitetin dhe hidratimin dhe ju japin një lëkurë plot shkëlqim.

Jepni komentin tuaj

Your email address will not be published.

LART

×