Gjithçka ju duhet të dini rreth përdorimit të Alfa Hidroksi Acideve (AHA)

Gjithçka ju duhet të dini rreth përdorimit të Alfa Hidroksi Acideve (AHA)

Çfarë janë alfa hidroksi acidet?

Alfa Hidroksi Acidet janë një grup acidesh të derivuara nga bimët ose kafshët, që përdoren në një gamë të gjërë produktesh kozmetike, si serume, tonikë, kremra dhe trajtime të përqëndruara kimike.

Janë shtatë tipe të alfa hidroksi acideve, të përdorura në produket e kujdesit për lëkurën:

  • acidi citrik
  • acidi glikolik (nga sheqeri)
  • acidi hidroksikaproik (nga qumështi i bletës)
  • acidi hidroksikaprilik (nga kafshët)
  • acidi laktik (nga laktoza ose karbohidrate të tjera)
  • acidi malik (nga frutat)
  • acidi tartarik (nga rrushi)

AHA përdoren fillimisht për të eksfoliuar. Gjithashtu ndihmojnë në:

  • nxitjen e kolagjenit dhe qarkullimin e gjakut
  • korrigjimin e hiperpigmentimve (shenjat dhe njollat e moshës)
  • përmirësimin e dukjes së rrudhave dhe linjave sipërfaqësore
  • parandalimin e akneve
  • ndriçimin e tonit të lëkurës
  • rritjen e absorbimit të produkteve
  1. Ndihmojnë për të eksfoliuar

Eksfolimi është një proces ku qelizat në sipërfaqen e lëkurës bien. Kjo ndihmon heqjen e qelizave të vdekura por gjithashtu krijon një mënyrë për gjenerimin e qelizave të reja të lëkurës.

Me kalimin e moshës, cikli qelizor i lëkurs suaj ngadalësohet, gjë që bën që qelizat e vdekura të lëkurës të ndërtohen mbi njëra tjetrën.  Kur keni shumë qeliza të vdekura të lëkurës, ato akumulohen dhe bëjnë që tonaliteti i lëkurës të duket pa jetë.

Akumulimi i qelizave të vdekura të lëkurës rrit dukjen e:

  • rrudhave
  • njollave të moshës
  • akneve

Jo të gjithë alfa hidroksi acidet kanë të njëjtën fuqi eksfoliuese. Saisa e eksfolimit vendoset nga tipi i acidit që përdorni. Sa më shumë alfa hidroksi acide të përmbajë një produkt, aq më të fuqishme janë efektet eksfoliuese.

  1. I dhurojnë lëkurës suaj shkëlqim

Kur këto acide eksfoliojnë lëkurën tuaj, qelizat e vdekura të lëkurës bien. Lëkura e re e shfaqur poshtë është më e shkëlqyeshme dhe më rrezatuese. Alfa hidroksi acidet me acid glikolik ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura, ndërsa produktet me acid citrik bëjnë që lëkura juaj të shkëlqejë edhe më shumë.

  1. Nxisin prodhimin e kolagjenit

Kolagjeni është një fibër e pasur me proteina që mban lëkurën tuaj të lëmuar dhe të plotë. Me kalimin e moshës, këto fibra prishen. Dëmtimi nga dielli mund të rrisë shkatërrimin e kolagjenit. Kjo bën që lëkura të zbehet dhe të humbasi vitalitetin. Kolagjeni gjendet në shtresën e mesme të lëkurës suaj (derma). Kur shtresa e sipërme e lëkurës është e hequr (epiderma) produktet me alfa hidroksi acide shkojnë drejt dermës. Ato nxisin prodhimin e kolagjenit duke shkatërruar fibrat e vjetra të kolagjenit duke krijuar fibra të reja.

  1. Reduktojnë dukjen e linjave sipërfaqësore dhe rrudhave

Alfa hidroksi acidet janë të njohur për efektet e tyre kundër moshës, dhe linjat sipërfaqësore nuk bëjnë përjashtim nga to. Është e rëndësishme të mbani mend që AHA veprojnë vetëm për linjat dhe rrudhat sipërfaqësore, jo për rrudhat e thella.

  1. Nxisin qarkullimin e gjakut drejt lëkurës

Alfa hidroksi acidet kanë veti antiinflamatore që ndihmojnë në nxitjen e qarkullimit të gjakut për në lëkurë. Kjo ndihmon në përmirësimin e lëkurave të zbehta dhe në rivitalizimin e tyre. Qarkullimi i duhur i gjakut siguron që qelizat e lëkurës të marrin nutrientët e nevojshëm nëpërmjet qelizave të kuqe të gjakut të pasura me oksigjen.

  1. Minimizojnë dhe korrigjojnë çngjyrosjen

Risku për çngjyrosjen e lëkurës rritet me moshën. Për shembull, njolla të sheshta kafe, të njohura si njolla moshe, shfaqen si rezultat i ekspozimit në diell. Ato tëntojnë të shfaqen në zona të dukshme të trupit të cilat janë më shpesh të ekspozuara nga dielli si gjoksi, fytyra dhe duart.

Diskolorimi mund të vijë dhe si rezultat i :

  • Melazmës
  • Hiperpigmentimit post-inflamator
  • Shenjave të akneve

AHA nxisin rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Qelizat e reja të lëkurës janë të pigmentuara njëtrajtësisht. Teorikisht, përdorimi afatgjatë i AHA redukton diskolorimin e lëkurës duke rigjeneruar qelizat.

  1. Trajtojnë dhe parandalojnë aknet

AHA ndihmojnë në trajtimin dhe parandalimin e akneve të përsëritura. Eksfolimi me AHA parandalon formimin e akneve. AHA mund të zvogëlojnë madhësine e poreve të zmadhuara, të cilat vihen re në lëkura të prirura për akne. Eksfolimi me acid glikolik dhe acid laktik ndihmon në reduktimin e shenjave të akneve. Disa produkte për aknet përmbajnë alfa hidroksi acide të tjera si acidi citrik ose malik të cilët ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së inflamuar.

Alfa hidroksi acidet mund të përdoren jo vetëm në lëkurë por edhe në zona të tjera që kanë tendencë për të zhvilluar akne si shpina dhe gjoksi.

  1. Rrisin përthithjen e produkteve

Përveç përfitimeve të tyre të dallueshme, alfa hidroksi acidet bëjnë që produktet tuaja ekzistuese të funksionojnë më mirë duke rritur përthithjen e tyre në lëkurë.

Për shembull, nëse keni shumë qeliza të vdekura, hidratuesi juaj i përditshëm qëndron në sipërfaqe pa hidratuar qelizat tuaja të reja që gjënden poshtë. Alfa hidroksi acidet si acidi glikolik deperton në shtresën e qelizave të vdekura, duke aktivizuar hidratuesin tuaj në qelizat e reja të lëkurës.

Sa alfa hidroksi acid është i nevojshëm?

Rekomandohet përdorimi i produkteve me përqëndrim më të vogel se 10% të alfa hidroksi acideve. Kjo parandalon efektet anësore që vijnë nga AHA. Nuk duhet të përdorni produkte me më shumë se 15% AHA.

Përdorimi i përditshëm i produkteve – si serume, tonikë dhe hidratues – përmbajnë përqëndrime më të vogla AHA. Për shëmbull, një serum ose një tonik mund të përmbajnë 5% AHA.

Produktet me përqëndrim të lartë si gërryesit me acid glikolik, përdoren më pak për të ulur rrezikun e efekteve anësore.

Janë të mundura efektet anësore?

Nëse nuk keni përdorur më para AHA, mund të përjetoni disa efekte anësore të vogla ndërsa lëkura juaj është duke u përshtatur me produktin.

Efektet anësore të përkohshme mund të përfshijnë:

  • Djegie
  • Kruarje
  • Flluska
  • Dermatit (ekzema)

Kini kujdes të shtuar kur ekspozoheni në diell. Efekti gërryes i alfa hidroksi acideve me përqëndrim të lartë e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve UV. Duhet të përdorni përditë krem kundër diellit dhe ta riaplikoni më shpesh për të evituar djegiet nga dielli.

Gratë shtatëzana ose që ushqejnë me gji duhet të konsultohen me mjekun e tyre përpara përdorimit.

Cilat janë ndryshimet midis AHA dhe BHA?

Një krahasim i shpejtë:

Ka shumë AHA, ndërsa acidi salicilik është i vetmi BHA

  • AHA janë më të përshtatshëm për shqetësime të lëkurës lidhur me moshën, si linja të holla dhe rrudha.
  • BHA më të përshtatshëm për lëkura të ndjeshme dhe të prirura për akne.

Nëse keni më shumë se një shqetësim me lëkurën – mund të eksperimentoni me përdorimin e AHA dhe BHA së bashku. Sigurohuni që ti përdorni produktet gradualisht për të ulur irritimin.

Acide të tjera të përdorura për lëkurën janë beta hidroksi acidet (BHA). Ndryshe nga AHA, BHA derivojnë vetëm nga një burim: acidi salicilik. Mund të keni njohuri mbi acidin salicilik si një përbërës që lufton aknet, por jo vetëm.

Ashtu si alfa hidroksi acidet, acidi salicilik ndihmon në eksfolimin e lëkurës duke hequr qelizat e vdekura. Kjo ndihmon në heqjen e pikave të zeza e të bardha duke i zhbllokuar poret e bllokuara nga qelizat e vdekura dhe yndyra në folikulat e qimeve.

BHA mund të jenë po aq efektive sa AHA për aknet, përmirësimin e teksturës dhe diskolorimit nga ekspozimi në diell. Acidi salicilik është më pak irritues, gjë që mund të jetë më e preferueshme nëse keni lëkurë të ndjeshme.

Kur përdorni shumë produkte për lëkurën tuaj, është e rëndësishme ti inkorporoni gradualisht në regjimin tuaj. Përdorimi i njëhershëm i shumë AHA, BHA dhe kimikateve të tjera mund të shkaktojë irritim. Kështu, rrudhat, aknet dhe të tjera problematika me lëkurën mund të bëhën më të dukshme.

Avene – A-Oxitive Night Peeling Cream

(0)
4,080 Lekë 5,100 Lekë

Froika – AHA-14 Krem eksfoliues natyral

(1)
2,160 Lekë

NeoStrata – Smooth Surface Daily Peel

(1)
6,090 Lekë 6,770 Lekë

Jepni komentin tuaj

Your email address will not be published.

LART

×