Kanceri i gjirit - simptomat, shkaqet dhe parandalimi

Kanceri i gjirit është kanceri që formohet në qelizat e gjinjve.

Pas kancerit të lëkurës, kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i diagnostikuar tek gratë. Kanceri i gjirit mund të ndodhë si tek burrat ashtu edhe tek gratë, por është shumë më i zakonshëm tek gratë.

Mbështetja për ndërgjegjësimin dhe financimin e kërkimit për kancerin e gjirit ka ndihmuar në krijimin e përparimeve në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Shkalla e mbijetesës së kancerit të gjirit është rritur dhe numri i vdekjeve të lidhura me këtë sëmundje është në rënie të vazhdueshme, kryesisht për shkak të faktorëve të tillë si zbulimi i hershëm, një qasje e re e personalizuar në trajtim dhe një kuptim më të mirë të sëmundjes.

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e kancerit të gjirit mund të përfshijnë:

  • Një gungë ose trashje e gjirit që nuk e ndjeni si zakonisht
  • Ndryshimi në madhësinë, formën ose pamjen e gjirit
  • Ndryshimet në lëkurën mbi gji, lëkurë jo e unifikuar ose krijimi i një njolle ndryshe nga lëkura e zakonshme e gjirit (dimpling)
  • Koka e gjirit nuk është e dalë, përkundrazi është e futur
  • Rrjepje, kruarje dhe rënie të skuamave në zonës e pigmentuar të lëkurës që rrethon kokën e gjirit (aureola), ose në të gjithë lëkurën e gjirit
  • Skuqje e lëkurës mbi gjoksin tuaj

Shkaqet

Kanceri i gjirit ndodh kur disa qeliza të gjirit fillojnë të rriten në mënyrë jonormale. Këto qeliza ndahen më shpejt se qelizat e shëndetshme dhe vazhdojnë të grumbullohen, duke formuar një gungë ose masë. Qelizat mund të përhapen (në formën e metastazave) përmes gjirit tuaj në nyjet tuaja limfatike ose në pjesë të tjera të trupit tuaj.

Kanceri i gjirit më së shpeshti fillon me qelizat në kanalet prodhuese të qumështit (karcinoma ductale invazive). Kanceri i gjirit gjithashtu mund të fillojë në indin e gjëndrave të quajtur lobula (karcinoma lobulare invazive) ose në qeliza ose inde të tjera brenda gjirit.

Studiuesit kanë identifikuar faktorët hormonalë, stilin e jetës dhe mjedisin që mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit. Ka të ngjarë që kanceri i gjirit të shkaktohet nga një ndërveprim kompleks i përbërjes tuaj gjenetike dhe mjedisit tuaj.

Kanceri i trashëguar i gjirit

Mjekët vlerësojnë se rreth 5 deri në 10% e kancereve të gjirit janë të lidhura me mutacionet e geneve të kaluara në brezat e një familjeje.

Janë identifikuar një numër genesh të trashëguara të mutuara që mund të rrisin gjasat për kancer të gjirit. Më të njohurit janë geni i kancerit të gjirit 1 (BRCA1) dhe geni i kancerit të gjirit 2 (BRCA2), që të dy rrisin ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit dhe vezoreve.

Nëse keni një histori të fortë familjare të kancerit të gjirit ose kancereve të tjera, mjeku juaj mund të rekomandojë një test gjaku për të ndihmuar në identifikimin e mutacioneve specifike në BRCA ose gene të tjera që kalojnë nëpër familjen tuaj.

Faktorët e rrezikut

Një faktor rreziku bën më të mundur probabilitetin e krijimit të kancerit të gjirit, por jo nuk është e thënë që domosdoshmërisht kanceri krijohet në prani të këtyre faktorëve. Shumë gra që zhvillojnë kancer të gjirit nuk kanë faktorë rreziku të njohur përveçse thjesht të jenë gra.

Faktorët që lidhen me rritjen e rrezikut të kancerit të gjirit përfshijnë:

Të qenit femër: Gratë kanë shumë më shumë gjasa se meshkujt të zhvillojnë kancer të gjirit.

Kalimi i moshës: Rreziku i kancerit të gjirit rritet me kalimin e moshës.

Një historik personal të kancerit të gjirit: Nëse keni pasur kancer të gjirit në njërin gji, keni një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit në gjirin tjetër.

Një historik familjar të kancerit të gjirit: Nëse keni një  historik familjar me kancerin e gjirit, rreziku juaj për kancer të gjirit është rritur.

Genet e trashëguara që rrisin rrezikun e kancerit:  Disa mutacione të geneve që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit mund të kalojnë nga prindërit tek fëmijët. Mutacionet më të njohura të geneve quhen BRCA1 dhe BRCA2. Këto mund të rrisin shumë rrezikun tuaj për kancer të gjirit.

Ekspozimi ndaj rrezatimit: Nëse keni marrë trajtime rrezatimi në gjoksin tuaj si fëmijë ose i rritur, rreziku i kancerit të gjirit rritet.

Obeziteti: Të qenit obez rrit rrezikun e kancerit të gjirit.

Fillimi i menstruacioneve në një moshë më të re: Fillimi i periodave para moshës 12 vjeç rrit rrezikun e kancerit të gjirit.

Fillimi i menopauzës në moshë më të madhe: Nëse keni filluar menopauzën në një moshë më të madhe, ka më shumë të ngjarë të zhvilloni kancer të gjirit.

Të kesh fëmijën e parë në moshë më të madhe: Gratë që lindin fëmijën e tyre të parë pas moshës 30 vjeç mund të kenë një rrezik në rritje të kancerit të gjirit.

Nëse nuk keni qenë kurrë shtatzënë: Gratë që nuk kanë qenë kurrë shtatzënë kanë një rrezik më të madh të kancerit të gjirit sesa gratë që kanë pasur një ose më shumë shtatzëni.

Terapia hormonale në postmenopauzë: Gratë që marrin ilaçe të terapisë hormonale që kombinojnë estrogjenin dhe progesteronin për të trajtuar shenjat dhe simptomat e menopauzës kanë një rrezik në rritje të kancerit të gjirit. Rreziku i kancerit të gjirit zvogëlohet kur gratë ndalojnë marrjen e këtyre medikamenteve.

Konsumi i alkoolit. Pirja e alkoolit rrit rrezikun e kancerit të gjirit.

Parandalimi

Ndryshimet në jetën tuaj të përditshme mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit. Mundohuni të:

Diskutoni me mjekun tuaj kur të filloni testet e diagnosifikimit të kancerit të gjirit, të tilla si ekzaminimet klinike të gjirit dhe mamografitë.

Bisedoni me mjekun tuaj për përfitimet dhe rreziqet e diagnostifikimit. Së bashku, ju mund të vendosni se cilat mënyra të shqyrtimit të kancerit të gjirit janë të përshtatshme për ju.

Vetë-ekzaminimi: Kontrrolloni herë pas here gjinjtë nëpërmjet një vetë-ekzaminimi të gjirit. Nëse ka një ndryshim të ri, gunga ose shenja të tjera të pazakonta në gjinjtë tuaj, bisedoni me mjekun tuaj menjëherë.

Moderoni sasinë e alkoolit : Kufizoni sasinë e alkoolit që pini në jo më shumë se një pije në ditë, nëse zgjidhni të pini.

Kryeni aktivitet fizik gjatë ditëve të javës: Synoni të paktën 30 minuta stërvitje në shumicën e ditëve të javës.

Kufizoni terapinë hormonale pas menopauzës: Terapia e hormoneve mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit. Bisedoni me mjekun tuaj për përfitimet dhe rreziqet e terapisë hormonale.

Për të zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit, përdorni dozën më të ulët të terapisë hormonale dhe për një kohë të shkurtër.

Mbani një peshë të shëndetshme: Nëse pesha juaj është e shëndetshme, punoni për ta mbajtur atë peshë. Nëse keni nevojë të humbni peshë, pyesni mjekun tuaj për strategjitë e duhura për ta arritur këtë. Ulni numrin e kalorive që hani çdo ditë dhe ngadalë rrisni sasinë e stërvitjes.

Jepni komentin tuaj

Your email address will not be published.

LART