Ndërrimi i orës ndikon në orën e brëndshme të trupit tonë (ciklit cirkadian). Sipas disa studimeve lëvizja me një orë e akrepave të orës mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Përse bëhet ndërrimi i orës?

Ndërrimi i orës ka si qëllim shfrytëzimin më të mirë të dritës së diellit. Duke u zgjuar më herët në pranverë dhe më vonë në dimër ne i kryejmë aktivitetet e përditshme më shumë nën ndriçimin natyral të diellit sesa duke përdorur energjinë elektrike – kjo sjell kursim.
Por dekadën e fundit ka patur shumë studime që tregojnë dhe efektet negative që ky ndryshim ka në shëndetin e njeriut.

Mungesa e gjumit

Kalimi një orë prapa i orës në pranverë do të thotë një orë gjumë më pak. Për shumë njerëz ky mund të jetë një shqetësim i vogël por për individë të tjerë mund të sjellë pasoja:

  • Një studim Zviceran zbuloi që kishte një rritje të rasteve me atake kardiake në 3 ditët e para pas ndryshimit të orës në pranverë.
  • Lodhja si pasojë e reduktimit të gjumit mendohet të jetë shkaku kryesor për rritjen e numrit të aksidenteve të hënën pas ndryshimit të orës.
  • Të hënën pas ndryshimit të orës është vënë re një rritje e dëmtimeve në punë krahasuar me të hënat e tjera.

Shkaktar i depresionit

Lëvizja e akrepave mbrapa me një orë mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si depresioni, çrregullimet bioplare dhe sëmundjeve mendore sezonale.

  • Një studim Danez vuri re një rritje me 11% të rasteve të depresionit pas ndërrimit sezonal të orës. Rastet u përmirësuan gradualisht brënda 10 javëve.
  • Një studim Australian zbuloi një rritje të numrit të vetëvrasjeve tek meshkujt në ditë pasuese të ndërrimit të orës.

Ndjenjat tranzitore

Edhe pse prishja e ciklit cirkadian sjell disa efekte serioze, shumica e studimeve konfirmuan që këto efekte largohen pas ditëve të para të ndryshimit.

Në një studim nga Facebook u vu re që shumë njerëz shfaqnin llodhje në të hënën pas ndërrimit të orës por gjithashtu shumë të tjerë ndiheshin të lumtur – për shkak të darkave më të gjata.