Floku i thatë është një nga problemet më të zakonta tek femrat, pavarsisht gjatësisë së flokëve apo teksturës (i hollë, i trashë, i dendur etj).

Shkaqet e flokut të thatë dhe zgjidhjen për këtë “problem” ndryshojnë nga njëri person tek tjetri, bazuar edhe në faktorë të ndryshëm. Klima, medikamentet e ndryshme, gjenetika, të gjitha këto janë shkaqe të thatësisë së flokëve. Cilido qoftë problemi, më poshtë gjeni disa këshilla që mund t’ju vlejnë nëse tregoheni të kujdesshëm me flokët tuaj.

Klima

Faktori kryesor i çdo lloj problemi qoftë ai me lëkurën e fytyrës, apo flokët, është specifkisht ajri. Një nga arsyet është rënia e temperaturave, kalimi nga vjeshta në dimër. Sa më të ulëta temperaturat, aq më i thatë është ajri, i cili jo vetëm than flokun tuaj, por e kthye në flokë të brishtë, të predispozuar për tu djegur më shumë dhe të formojë funde të ndara.

Larja

Nëse i lani flokët shpesh, dhe prapë keni ndjesinë e flokëve pa jetë, të thatë, pa vitalitet… dhe mendoni se duke i larë shpesh do t’i ndihmoni të duken plot shkëlqim.. e keni shumë gabim! Larja e tepërt heq vajrat natyralë dhe shkëlqimin që vetë floku ka, duke i tharë ato si dhe duke irrituar skalpin.

Medikamentet

Nëse keni marrë medikamente për një kohë të gjatë, e sigurtë që keni vënë re tharje të ndjeshme të flokut. Ka disa lloje tipesh medikamentesh, si ato që merren çdo ditë duke përfshirë antidepresantët, antibiotikët, kimioterapitë, antimykotikët dhe ilaçet për tensionin e lartë, medikamentet për humbjen në peshë dhe shumë të tjera. Është shumë e rëndësishme të lexojmë dhe kuptojmë efektet anësore që të gjitha këto medikamente të lartpërmendura duke u konsultuar me mjekun e familjes, sepse mund të ketë mënyra apo medikamente alternative të atyre që po përdorni.

Pajisjet e stilimit të flokëve me ngrohje

Pajisjet si masha apo pjastra e flokëve të cilat bëjnë ato ondet voluminoze që duken aq fantastike, kanë edhe efektet e tyre negative. Edhe pse mund të përdorni një numër të madh produktesh apo locionesh për mbrojtjen e tyre nga temperaturat e larta, nuk ka asnjë provë që mund t’i mbrojë 100%. E vetmja zgjidhje: përpiquni t’i përdorni sa më pak të jetë e mundur.

Lyerja (kimike)

Këtu flasim për lyerjet me dekolorantë, ku nëse e keni vënë re, stilistët e flokëve vendosin doreza në momentin e aplikimit të produkteve në flokun tuaj, që me fjalë të tjera do të thotë shumë për efektet e forta e të ashpra që këto produkte kanë. Qëllimi i këtyre këshillave është që tëmundohuni që takimet tek parukieri t’i bëni me distanca sa më të largëta nga njëra tjetra. Sikurse ka edhe metoda alternative sot, më natyrale dhe më pak të dëmshme për skalpin dhe flokun. Gjithsesi, limitojini në maksimum nëse doni të ruani flokët tuaj, jo vetëm nga tharja, por nga të gjitha dëmet e tjera që i shkaktohen flokut. (shiko bojërat e flokëve pa amoniak)

Gjenetika

Ndonjëherë, floku i thatë është thjesht gjenetik – dhuratë nga prindërit tuaj. Nëse prindrit tuaj kanë flokë ose skalp të thatë, gjasat janë që t’i keni edhe ju. Mënyra më e mirë për t’i përballuar “ditët e këqija” të flokëve të thatë, është të përpiqeni ti hidratoni sa më shumë, duke shmangur sa të mundni faktorët e lartpërmendur, duke përdorur produkte të zjedhura dhe me bazë natyrale (shiko më poshtë për disa rekomandime)

Mos harroni skalpin!

I fundit por jo nga rëndësia, skalpi. Deri tani folëm për flokët por s’duhet të harrojmë që skalpi është po aq i rëndësishëm (ndoshta dhe më shumë) se floku vetë. Po nuk patëm një skalp të shëndetshëm, nuk do të arrijmë kurrë të kemi flokë plot shkëlqim. Hidratojeni duke e trajtuar veçmas nga flokët. Nevojat e skalpit janë të ndryshme nga nevoja e gjatësisë së flokëve.

P.S: Edhe vendosja e shpeshtë dhe për një kohë të gjatë e kapeleve, kapuçëve dhe aksesorëve të kokës ndikon negativisht në gjendjen e flokëve tuaj.

Ja cilat produkte ju rekomandojmë për flokë të shëndetshëm dhe të hidratuar

(të gjitha produktet tona janë me përbërje të kontrolluar, pa lëndë të dëmshme dhe të testuara dermatologjikisht)

Jepni komentin tuaj

Your email address will not be published.

LART

×