Flokët për një rritje të shëndetshme kanë nevojë për vitamina, aminoacide dhe oligoelemente. Nëse nuk i marrin në sasi të mjaftueshme, folikuli bëhet më i vogël e më i dobët dhe flokët fillojnë të bien.

Shumë forma rënieje të flokëve mund të reduktohen me lëndë ushqyese që gjenden në shtesat ushqimore (integratorët).

Disa lëndë ushqyese kanë rol veçanërisht të rëndësishëm tek flokët:

Vitamina B

Praktikisht të gjithë vitaminat e grupit janë të rëndësishme për shëndetin dhe rritjen e flokëve. Në veçanti, vitamina B3 (niacina ose acidi nikotinik), vitamina B5 (acidi pantotenik), vitamina B6 (piridoksina) dhe vitamina B7 (biotina).
Shumë e rëndësishme është Biotina, e quajtur ndryshe dhe vitamina H, e cila bën që flokët të qëndrojnë të fortë dhe rezistent dhe të mbajnë shkëlqimin e tyre. Për më tepër, parandalon irritimin e rrënjëve të flokëve që mund të çojë në rënie.
Simptomat tipike të mungesës së biotinës janë ndër të tjera rënia dhe modifikimi i ngjyrës së flokëve.

Metionina/Cisteina

Flokët janë të përbëra kryesisht nga keratina.
Nëse keratina nuk është e disponueshme në sasi të mjaftueshme, flokët bëhen më të dobët dhe si rrjedhojë më pak rezistent.
Keratina formohet kryesisht nga aminoacidet e sulfuruara ndër të cilat më të rëndësishmet janë metionina dhe cisteina.

Arginina

Aminoacidi Argininë është i rëndësishëm për flokët sepse lejon një furnizim më të mirë me gjak tek rrënjët. Falë kësaj flokët furnizohen më mirë me lëndë ushqyese dhe si rrjedhojë rriten më mirë.
Studimet kanë treguar, sidomos në rastet e stresit ose në prezencë të sëmundjeve, sasia e prodhuar nga trupi nuk është e mjaftueshme, duke e bërë te nevojshëm një furnizim nga jashtë.

Glutamina

Edhe aminoacidi Glutaminë, ose acidi glutamik që rrjedh prej saj, kontribuon në rritjen e flokëve. Trupi e prodhon vetë, por duke nisur nga një moshë e caktuar ose në situata lodhjeje, nuk është më në gjendje ta prodhojë në sasi të mjaftueshme.

Zinku

Zinku është një oligoelement që i bën mirë flokëve në shumë këndvështrime. Në fakt, përveç rigjenerimit më të shpejtë të qelizave kapilare dhe rritjen e flokëve, ai gjithashtu luan një rol vendimtar në formimin e keratinës dhe mbron rrënjët e flokëve nga inflamacioni. Për më teper, zinku është i nevojshëm për formimin e kolagjenit dhe i domosdoshëm për indin lidhës në të cilin ndodhen flokët dhe rrënjët.

Hekuri

Shumë studime tregojnë që një mungesë e hekurit sjell rënie të flokëve. Në fakt, hekuri, si pjesë e hemoglobinës, është përgjegjës për transportin e oksigjenit në gjak. Pa oksigjen nuk është i mundur asnjë lloj rritjeje.

  • Integratorët me hekur këshillohen sidomos për vegjetarianët.

Një mbështetje vjen nga vitamina C (acidi askorbik) i cili lejon hekurin të lidhet me qelizat e kuqe të gjakut (eritrocitet) duke e lejuar atë të arrije deri në flokë.