Zbokthi është një gjendje shumë e zakonshme në shumë njerëz dhe shkakton siklet, bezdisje madje dhe probleme vetëbesimi.

Si fillim le të rrëzojmë disa mite: Zbokthi nuk është i shkaktuar nga kërpudhat apo bakteret. Gjithashtu ai nuk është ngjitës.

Shkaqet e zbokthit mund të jenë të ndryshme

Lëkura e yndyrshme (dermatit seborroik)

Kjo është një nga shkaqet më të shpeshta të zbokthit, e cila manifestohet nga lëkura e skuqur, e yndyrshme, e mbuluar me skuama të bardha ose të verdha. Dermatiti seborroik mund të përfshijë jo vetëm skalpin, por edhe zona të pasura me gjëndrra dhjamore si vetullat, anët e hundës, pjesa prapa veshit, zona e gjoksit dhe nganjeherë sqetullat.

Higjena e dobët, larja e rrallë me shampo

Mbani mend se duhet të lani floket rregullisht në mënyrë që të shmangni akumulimin e qelizave të vdekura.

Psoriaza

Psoriaza zakonisht ndodh në gjunjë, bërryla dhe bust, por gjithashtu mund të prekë dhe skalpin. Shpeshherë mund të jetë e vështirë ta dallojmë nga dermatiti seborroik nëse zona ndodhet në skalpin e kokës.

Lëkura e thatë

Gjatë dimrit, kur ajri është i ftohtë dhe dhomat janë shumë të nxehta dhe formohet lagështi, ju mund të ndieni kruajtje, deskuamim dhe zbokth në lëkurën tuaj.

Stresi emocional dhe mendor

Dhe pse nuk janë kuptuar mekanizmat se si stresi apo gjendja emocionale ndikojnë në prodhimin e zbokthit, lidhja që qëndron midis tyre është e pamohueshme.

Majatë (Malassezia furfure dhe Malassezia globosa)

Majatë janë pjesë natyrale e mikrobiomës së lëkurës sonë, por disa gjendje si shtimi i prodhimit të yndyrës, bejnë që të perhapen dhe të kthehen në patogjene.

Reagimi i lëkurës ndaj produkteve të flokëve

Nganjëherë ekziston një ndjeshmëri e tepruar ndaj përbërësve të caktuar të pranishëm në produktet ose ngjyrat e kujdesit të flokëve, të cilat mund të shkaktojnë skuqje, kruajtje, deskuamim të skalpit te kokës. Shampot e shpeshta ose përdorimi i tepruar i produkteve për stilim mund të irritojë lëkurën e kokës, duke shkaktuar zbokth.

Sëmundjet kronike

Zakonisht zbokthi është më i zakonshëm tek njerëzit me sëmundje kronike, siç është sëmundja e Parkinsonit ose njerëz që kanë sisteme imuniteti të dobësuar.