5 mite rreth kremit të natës

Gjumi i bukurisë ”është më shumë sesa thjesht një përrallë”

Ndërsa zhyteni në gjumë dhe ëndërroni për pushime tropikale, lëkura juaj është e zënë me rigjenerimin dhe riparimin e qelizave, veçanërisht gjatë REM (lëvizjes së shpejtë të syve). Mund të jetë e vështirë të mos shkoni direkt në shtrat pas një dite të gjatë por duke i kushtuar disa minuta shtesë kujdesit të lëkurës do keni  shkëlqimin rrezatues të nesërmen, që të gjithë e duam.

Pas heqjes së make up-it dhe pastrimit të lëkurës është koha për të aplikuar kremin e natës.

Më poshtë gjeni 5 mitet e zakonshme në lidhje me këtë hap të rëndësishëm (dhe shpesh të anashkaluar) të kujdesit për lëkurën.

Mit: Kremi i ditës dhe i natës janë e njëjta gjë

“A nuk mund ta përdor vetëm kremin tim ditor?

Një pyetje e zakonshme në lidhje me kremin e natës, por edhe pse teknikisht mund të përdorni kremin tuaj hidratues të ditës është pak më e komplikuar se kaq. Kremi i ditës në përgjithësi është më i lehtë se kremi i natës dhe përmban SPF për të mbrojtur lëkurën nga dielli. Kremi i ditës me SPF mund të bllokojë poret kështu që përdorimi i tij gjatë natës nuk është ideal. Plus, mund të mos i merrni nevojat shtesë të lëkurës për hidratim gjatë natës. Hidratuesit e ditës janë krijuar për të mbrojtur lëkurën nga elementët ndaj të cilëve ekspozohet, nga ana tjetër, kremrat e natës janë të ideuar për hidratimin dhe rimbushjen e lëkurës.

Miti: Unë jam shumë i/e re për kremin e natës!

Nëse mendoni se jeni shumë i ri për kremin e natës, mendojeni përsëri. Prodhimi i kolagjenit, një bllok kryesor ndërtimi në mirëmbajtjen e flokëve, lëkurës dhe thonjve mund të fillojë të ulet që në moshën 25 vjeç. Shumë kremra nate përmbajnë përbërës që kontribuojnë në shëndetin e lëkurës si Vitamina C, kolagjen, Co Q-10 , dhe acid hialuronik. Shtimi i një kremi nate në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës është një hap i rëndësishëm në ruajtjen e një lëkure rinore gjatë të 20-ave dhe më tej.

Mit: Kremi i natës është një metodë marketingu nga bizneset e kujdesit ndaj lëkurës

Shumë prej jush mendojnë se kremi i natës është thjesht një produkt tjetër bukurie që nuk duhet dhe një mënyrë për kompanitë për të drejtuar njerëzit për të blerë një produkt ekstra. Duke përdorur një krem nate, në vend që të zgjoheni me lëkurë të thatë dhe me ndjesi tërheqje lëkura do fillojë të duket më e rimbushur dhe me shkëlqim duke patur më pak nevojë për trajtim

Mit: Kremi i natës në të vërtetë nuk bën asgjë

Ndërsa ne flemë, lëkura jonë natyrshëm humbet lagështinë dhe hidratimin. Kombinuar me kushtet nënoptimale (si një shtëpi e thatë, një dhomë e mbinxehur, një dietë e dobët dhe mos pirja e mjaftueshme e ujit) në vend që të zgjoheni të freskët, lëkura juaj do të ndjehet e thatë, e dehidruar dhe në dukje e lodhur. Shtoni në rutinë një krem nate: një formulë më e pasur, me teksturë më të trashë dhe I krijuar për të mbështetur lëkurën gjatë procesit të plakjes. Kremrat e natës përmbajnë përbërës që hidratojnë ngadalë për disa orë, si acidi hialuronik për të ndihmuar në ndalimin e shfaqjes e vijave të imëta dhe rrudhave (të cilat funksionojnë më mirë kur kremi i diellit nuk ndërhyn). Në mëngjes lëkura juaj do të duket më e mbushur,më e ushqyer dhe do të ndihet e butë dhe elastike. Ju madje mund të zgjidhni të përdoni më pak grim si rezultat e një lëkure të unifikuar, të hidratuar dhe të përmirësuar.

Mit: Kremi i natës funksionon vetëm nëse është i shtrenjtë

Një nga mitet më të mëdha në lidhje me kujdesin për lëkurën është se nëse produkti është më i shtrenjtë, ai ka përbërës më të mirë; megjithatë, ky është një perceptim i gabuar. Markat luksoze të niveleve të larta mund dhe marrin më shumë për emrin, shishet e zbukuruara dhe marketingun përmes zëdhënësve të famshëm. Shumë produkte të kushtueshme përmbajnë “aromë” ose “parfum” si përbërës – të cilët mund të irritojnë lëkurën tuaj.

Mos e barazoni gjithmonë kujdesin e mirë të lëkurës me cmimin, por gjithmonë lexoni etiketën!

Jepni komentin tuaj

Your email address will not be published.

LART